Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKË“Non gratat” e Berishës/ Meta: Janë përrallat e Edi Ramës

“Non gratat” e Berishës/ Meta: Janë përrallat e Edi Ramës

Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas shpalljes non grata të Sali Berishës nga ana e Mbretërisë së Bashkuar.

“Nuk di arsyet e një vendi tjetër. Ata kanë arsyet e tyre. Nuk ka asnjë arsye për të mos zbatuar vullnetin e votuesve të Partisë Demokratike. Këto janë historitë dhe përrallat e Edi Ramës. Gratat dhe non gratat e Shqipërisë janë përrallat e Edi Ramës.

Do bëhem me çdo njeri që është për referendumin. Dhe jam i bindur që kurrë Edi Rama nuk mund të jetë për referendumin. Nuk ndryshon asnjë vendim i asnjë vendi asnjë qëndrim për sa më takon mua.

Kemi një marrëveshje ekstradimi me SHBA, nëse kanë një problem ta marrin ta ekstradojnë atje. Punë e tyre. Shumë mirë ka bërë që e ka shpallur non grata. Çfarë rëndësie ka kjo për popullin shqiptar”, – tha Meta në Open.

Ai u shpreh se është i hapur për bashkëpunim me çdo forcë politike që mbështet referendumin kundër qeverisë së Edi Ramës.

“Protesta është zemra e demokracisë. T’i japim fund përgjumjes dhe fjalës ç’më duhet mua. Na duhen të gjithëve. Do ta përmbush këtë përgjegjësi se të gjithë përgjegjësitë e tjera.

Bashkëpunim me të gjithë që janë për referendumin parë ta përmbysur këtë regjim. Për t’i dhënë fund këtij sistemi, me të gjithë që janë për votën e lirë. Së pari shoh Partinë Demokratike si partneren kryesore sepse e tillë është situate.

Derisa ishte ai zotëria tjetër isha i bindur për rolin e tij. PD është në një proces të opozitaarizmit dhe shpresojmë ta përmbushim këtë proces. Do luftojmë parimet demokratike.

Edhe nga Zelanda e Re të bëhet kjo ka të bëjë me parimet e mia të demokracisë. Problemi im kryesor është shpallin non grata këtë regjim. Qëllimi im është që populli shqiptar të mbretërojë përmes referendumit. Në rezolutën e fundit thuhet duhet miratuar ligji për referendumet”, – u shpreh Meta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME