‘Nuk flisnim s’e nuk e linte gruaja!’ Vajza mbyt të atin me tel, dëshmia e vëllait të viktimës: I dinim sherret…

Ngjarja që ka tronditur fshatin Frashër të Patosit, ku një vajzë dyshohet se ka mbytur të atin me tel, ka sjellë reagime nga familjarët e viktimës.
Vëllai i Anesti Ramës, Ferdinant Rama, tha për mediat se konflikti mes bashkëshortëve ishte i njohur prej kohësh dhe se gruaja kishte shprehur hapur se nuk e donte burrin. Ai shtoi se nuk kishte pasur kontakt me të vëllain prej dy vitesh, pasi bashkëshortja e ndalonte komunikimin mes tyre. Ndërkohë, një kushëri i familjes tha për Syri TV se policia kishte ndërhyrë disa herë në banesën e tyre për shkak të konflikteve.
Unë jam vëllai i Enesti Ramës, por ai me gruan nuk shkonte dhe aq mirë. Se çfarë është bërë nuk dimë gjë. E kemi ditur edhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Thoshte merreni e mbajeni ju, merre dhe pensionin, bëni çfarë të doni. Ka pasur 2 fëmijë, 2 vajza.
Unë kam qenë në Greqi gjithë kohën dhe e mora vesh nga kunata. Edhe vajza mund ta ketë mbytur me tel, por unë nuk di gjë, kam rreth 2 vite e gjysmë që nuk flas me vëllain, sepse nuk e linte ajo të flisnim. E dija që nuk shkonin mirë. Për të pyetur, pyes vëllain tjetër dhe i them si është Anesti dhe thotë është mirë.” – tha Ferdinant Rama.
Gjithashtu, kushëriri i Anest Ramës u shpreh për Alb365 se policia ka ardhur më shumë se 10 herë tek banesa e tyre.
ALB365 ishte në banesën ku ndodhi krimi i rëndë Rama në Frashër të Patosit. Vajza 26 vjeçare mbyti babanë dhe më pas me të ëmën u përpoqën të fshehin krimin që të dukej si vdekje aksidentale.
Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit ndërsa të afërm , miq e fqinjë janë të shokuar. Anesti Rama, 56 vjeç punonte në një firmë private dhe me Valbonën ishin prindër të dy vajzave.
Vajza e madhe jetonte në Itali, ndërsa në banesën e tyre ata jetonin me Emanildën 26 vjeçe. Mësohet se mes bashkëshortëve ka pasur shpesh kontradikta dhe sherre aq sa policia kishte qenë disa herë në banesën e tyre për të sheshuar konfliktet.
Nuk dihet ende dinamika e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e 23 korrikut, ndërsa duhet të zbulohet dhe roli i policisë e cila ka qenë në dijeni të dhunës familjare pse nuk arriti të parandalonte këtë krim të rëndë.
Policia ka arrestuar vajzën, ndërsa gruaja, Valbona është shoqëruar.
Një ditë më parë vajza ka deklaruar ne polici se i ati kishte ndërruar jete, sepse ishte rrëzuar në tualet. Pas hetimeve dhe kqyrjes paraprake të trupit të viktimës, grupi hetimor konstatoi se 56-vjeçari kishte shenja në fyt dhe se ishte mbytur.









