“Skandali i MCGonigal ka pushtuar mediat botërore”, është shprehur sot kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Deklarata e tij erdhi pasi gazeta e madhe amerikane New York Times i ka kushtuar një shkrim skandalit me ish-agjentin e FBI dhe lidhjeve të tij me Ramën.
Ndërkohë ai u shpreh i bindur për ngritjen e komisionit hetimor në lidhje me këtë aferë.
“Dje në mbrëmje kryeministri aktual pasi ka bërë cdo gjë për të bllokuar llogaridhënien e tij në Kuvend, sipas detyrimeve kushtetuese dhe parlamentare, po kështu vazhdoi të flasë dhe bëri shumë mirë duke shtuar gënjeshtrat dhe kontradiktat e tij përgjatë dinamikës së zbardhjes së këtij skandali, duke përjashtuar veten nga përgjegjësitë në këtë skandal. Po sot, një ndër gazetat më të mëdha në botë, NYT ka bërë një shkrim të posaçëm dedikuar këtij skandali. Sidomos përfshirjes së Shqipërisë përmes kryeministrit duke ilustruar me një foto nga ai vetë këtë artikull dhe tjetrën nga ish agjenti.
Titulli që e shikoni është i qartë “Si i shiti përtej detit shërbimet e ti agjenti i FBI thonë prokurorët e Uashingtonit”. Sipas prokurorëve ky agjent ka zhvilluar një marrëdhënie me Ramën. Ai ka ndërmarrë hapa për përfitimin e këtij politikani. Në artikull shkruhet se një person ka pohuar se McGonigal ka përdorur emailin e FBI dhe nr e zyrës për cështje të lidhura me këtë politikan.Këto përfitime të paligjshme që ka realizuar ky politikan në dëm të vendit, pluralizmit politk, të shtetit të së drejtës dhe vetëm me qëllim shkatërrimin e demokracisë, e bëjnë më emergjente ngritjen e komisionit hetimor parlamentar dhe i cili do të ngrihet patjetër.”, tha Meta.