Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTObservatori Cies/ Mbappé më i kushtueshmi në botë

Observatori Cies/ Mbappé më i kushtueshmi në botë

Kylian Mbappé rikthehet në krye të renditjes së lojtarëve më të kuotuar, të përcaktuar nga Cies International Football Observatory, me seli në Neuchatel (Zvicër), falë rinovimit të kontratës trevjeçare me PSG-në, me të cilin do të qëndrojë i lidhur deri në 2025. Me një vlerë të llogaritur në 206 milionë euro, sulmuesi i kombëtares franceze i paraprin Vinicius Junior të Real Madridit (185 milionë euro) dhe blerjes më të re të Manchester City, norvegjezit Erling Haaland (153 milionë euro).

Në vitin 2021 Mbappé, që mbante vendin e parë në 2019, ishte në vendin e dymbëdhjetë. Kryesues i vitit të kaluar ishte Phil Foden (190 milionë euro), përpara Mason Greenëood (178 milionë euro) dhe Marcus Rashford (159 milionë euro). Mesfushori i Manchester City tani është i gjashti (124 milionë euro), ndërsa Greenëood (81.2 milionë euro) ka rënë jashtë 25 më të mirëve. Akoma më keq Rashford. Sulmuesi i Manchester United nuk është as në mesin e 100 lojtarëve më të mirë.

Në Itali e Gjermani kanë rezerva mbi konfigurimin e listës nga CIES. Lista e Top 10 të lojtarëve më të shtrenjtë në botë që tashmë ka krijuar shumë diskutime…

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME