Saturday, February 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOliver Varhelyi në Tiranë/ Anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh! Nga...

Oliver Varhelyi në Tiranë/ Anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh! Nga 1 janari jemi gati për ta mirëpritur

Surpriza duket se po vjen për shqiptarët. Tirana pret sot Ministrialin e Ministrave për Punët e Jashtme të Procesit të Berlinit.

Oliver Varhelyi, komisioneri i Zgjerimit për BE-në, ka deklaruar se anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh. Që nga 1 janari i vitit të ardhshëm BE është gati të për të pritur shtetet e reja të Ballkanit Perëndimor.

Dëshiroj të them është që nuk ka një shenjë më të mirë dhe më të qartë se Shqipëria po bëhet shtet anëtar i BE-së sesa sjellja e kolegjit të Europës në Tiranë. Nëse shikojmë historinë e Europës Qendrore dhe Lindore, për shembull Natolini u krijua në vitin 1992, pra dy vjet pas rënies së murit të Berlinit, pas rënies së perdes së hekurt, kështu që po të bëjmë disa llogaritje i bie që mesazhi dhe ideja kryesore është që ky është një sinjal i qartë që anëtarësimi i Shqipërisë në BE po ndodh!

Do të ndodhë anëtarësimi në BE, po vjen drejt Ballkanit Perëndimor dhe më shumë gjëra të tilla do të dëgjoni gjatë ditës së sotme. Ky është drejtimi ku po shkojmë, ky është plani i rritjes që do të bëjmë sot për të përshpejtuar zgjerimin që nga data 1 janar i vitit të ardhshëm në mënyrë që ne të jemi gati për të pritur shtetet e reja të BE, sepse ne jemi gati për t’i pritur ato, për t’ju pritur juve”, u shpreh Oliver Varhelyi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME