Policia greke ka plagosur një 30 vjeçar shqiptar gjatë një operacioni antidrogë, pasi ai qëlloi me kaçavidë oficeren e policisë. Shqiptari dhe oficerja 35 vjeçe mbetën të plagosur gjatë bastisjes së një kampusi i përshtatur për trafik droge në Zografou të Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës. Shqiptari mësohet se ka qenë i shpallur në kërkim më parë për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe grabitje.
Ndërkohë që operacioni po zhvillohej, oficerja nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private. Teksa po shkonte drejt saj, ajo u sulmua me kaçavidë nga 30 vjeçari shqiptar. Për të zmbrapsur sulmin, punonjësja e policisë qëlloi me armën e shërbimit në këmbë 30-vjeçarin.
Incidenti ndodhi gjatë një operacioni policor në konviktet e vjetra të kampusit, të cilat njihen si zona ku rrijnë bandat që shpërndajnë drogë dhe plaçkisin shtëpi, veçanërisht në periferitë fqinje të Zografou, Kaisariani dhe Vyronas.