Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETOperacioni "Informaliteti" vë në pranga kambistin

Operacioni “Informaliteti” vë në pranga kambistin

Fier – Vihet në pranga një shtetas, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”.

Ushtronte në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, vihet në pranga kambisti.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, arrestuan në flagrancë shtetasin Riza Idrizi 56 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, në lagjen “Apollonia”, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi Riza Idrizi i kishte përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME