Uncategorized

Pafajësia/ Platini: E vërteta doli në dritë!

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini është shprehur i lumtur dhe i qetë pas vendimit të gjykatës. Ai dhe ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ishin akuzuar nga ministria publike e Konfederatës për mashtrim kundër FIFA-s.

“Pas vendimit të gjyqtarëve të gjykatës së Bellizonës këtë mëngjes, desha të shpreh lumturinë time për të gjithë të dashurit e mi që më në fund drejtësia u vendos pas shtatë vitesh me gënjeshtra dhe manipulime.

E vërteta ka dalë në dritë. Lufta ime është një luftë kundër padrejtësisë. Kam fituar sfidën e parë. Në këtë rast, ka fajtorë që nuk u paraqitën gjatë këtij gjyqi. Unë nuk do të dorëzohem dhe do të shkoj në të gjithë rrugën për të kërkuar të vërtetën”, u shpreh Platini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button