Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËPAK FJALË PËR SHKARKIMIN E BLENDI ÇUÇIT.

PAK FJALË PËR SHKARKIMIN E BLENDI ÇUÇIT.

Nga Nikoll Lesi – Ajo që panë shqiptarët me fisin e Rrajave në Krujë, ku kërciste dajaku dhe tundej gryka e pistoletës mbi dy qytetarë të pafajshëm, të cilët kërkonin të drejtën e tyre, të familjes dhe të pronës që po ua dhunonte dhe shkatërronin përditë njerëzit e deputetit të PS-, Rrahman Rraja; tregoi se bandat janë të lidhura me pushtetin dhe se është pushteti që i mbron në këmbim të thesit me vota që ato marrin apo grabisin nëpër zona të caktuara.

Deputeti Rraja (e dorëzoi mandatin) ishte mburoja e krejt kësaj që ka ndodhur ndër vite në zonën e Krujës. Por deputeti ishte zgjedhur dhe rizgjedhur nga PS-ja.

Për atë dhe fisin e tij ka patur përherë akuza, ankesa, telashe, shkelje ligji, por asnjeri nuk ka guxuar që ata të preken. Se ishte deputeti që rrinte mbi ta dhe askush nga qeveria nuk shkonte ti prekte.

Fisi Rraja kishte në mos mbështetjen direkte të kryeministrit, por të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ai dhe ata e kanë patur hapur dhe publikisht.

Ndaj duket qesharake, por edhe problematike ajo që kryeministri Rama bëri me zëvëndësimin e Bledi Çuçit me Taulant Ballën. Ky i fundit ka patur përherë akuza dhe probleme me njerëzit e bandave. Nuk po themi lidhje direkte, pasi do të ishte akuzë shumë e rëndë ndaj tij dhe mazhorancës, por pa fjalë nuk ka mbetur Taulant Balla.

Bledi Çuçi ishte ministër i mirë, ishte civil dhe aspak i përzier me grupe kriminale. Ministër si Çuçi, nuk ka patur ajo ministri e brendshme dhe nuk do të ketë, sepse nga natyra e tij ai ishte larg segmentëve kriminale. Në lidhje me anën profesionale si ministër e vendos kryeministri.

Dhe kryeministri e bëri të tijën!

Por për të qenë realist ajo ngjarje e Krujës, e cila tronditi krejt shoqërinë shqiptare, bile ishte lajm në mediat botërore si dhunë barbare e shtazarake, kërkonte dorëheqje dhe shkarkime të shumta.

Por sipas informacioneve të besueshme del se policia e shtetit e ka denoncuar këtë firmë gurore të vellait të deputetit Rraja në prokurori, por kjo ka heshtur sepse shikonte deputetin e gurores që rrinte e darkonte me kryedeputetin Taulant Balla.

Nëse vazhdojmë në këtë linjë logjike pyetja vjen natyrshëm: Ishte policia e shtetit që dha lejen e gurores apo ministria e mjedisit?! Pra duhej që firma e kryeministrit Rama të shkarkonte dhe ministrin e Mjedisit.

Ishte gurorja e dhënë prej tyre që solli masakrën, ndonëse ata kishin mbështetje shumë lart në politikë.

Ministrit Çuçi mund ti ishte kërkuar dorëheqja e jo shkarkimi, pasi nëse flitet për shkarkim duhej kupola e policisë së shtetit të shkarkohej me një firmë urgjente të Edi Ramës. Ministri ka detyrë politike, pasi kryepolici i shtetit ka detyrim ligjor të mbikqyr dhe drejtojë veprimtarinë e krejt policisë.

Po kështu duhej të vazhdonte linja e përgjegjsisë politike. Kush politikan e mbështeste hapur deputetin Rraja dhe fisin e tij në këto lloj aktivitetesh? Natyrisht ai që u bë mbrëmë ministër i brendshëm, Taulan Balla!

Edi Rama ka thënë se sejcili përgjigjet për fajet e tij. E drejtë, por po bëhen pak si shumë zyrtarë dhe politikanë nga mazhoranca që po shkarkohen apo arrestohen.

Sido të jetë, largimi i Bledi Çuçit në këtë mënyrë nuk të krijon shije të mirë se po ndryshojnë gjërat për më mirë. Rama të kishte gjetur emër tjetër nga PS dhe mazhoranca, që ka integritet dhe i pa akuzuar që të ishte ministër i brendshëm, edhe mund të përtypej nga opinion publik.

Por nëse Edi Rama ka në plan të ndryshojë krejt qeverinë në këtë fund korriku, atëhere luhet diçka tjetër; ajo që flitet se në vjeshtë mund ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, sepse e gjen opozitën të shkatërruar e të dërmuar.

Ka edhe një “por” tjetër që mund të jetë se kryeministri gjeti një mënyrë fine për ta spostuar përfundimisht nga politika Taulant Ballën; e bëri ministër të brendshëm dhe e zëvëndëson si kryetar grupi parlamentar të PS. Nga sekretar të përgjithshëm e largoi.

Fati i ministrave të brendshëm dihet përherë se si përfundon! Kur u shkarkua Bledi Çuçi, nuk mbetet njeri tjetër pa u shkarkuar!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME