Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIPanelet diellore, qeveria rimburson 70% të çmimit

Panelet diellore, qeveria rimburson 70% të çmimit

Shqipëria është një vend me diell, edhe pse në gjithë këto vite panelet diellore në asnjë rast nuk duken të përfshihen në vizionin e ndërtuesve. Por situata e fundit me luftën në Ukrainë ka nxjerrë zbuluar shumë vende të cilat kishit varur shpresat tek “tubi rus”. Tani Europa është vënë përballë një dimri të vështirë, e ndoshta atij tjetrit edhe polar. Në Shqipëri është kthyer vëmendja nga panelet diellore dhe projekti i qeverisë i bërë i ditur nga zv.Kryeministrja Belinda Balluku që parashikon një subvencion deri në 70 për qind për ata qytetarë që do blejnë panelet diellore.

Për 2000 mijë banorë u afrohet mbështetje financiare 70% e kostos për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallateve dhe ngrohjen e ujit. Do të jetë një proces që do të nisë më 1 tetor, me garën e parë që u drejtohet prodhuesve dhe instaluesve për të marrë çmimin më të mirë të tyre dhe për të bërë listën e shkurtër me entitete, të cilët do të ofrojnë këtë shërbim“, deklaroi Belinda Balluku. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME