Një tjetër paralajmërim vjen për institucionet shqiptare pas sulmit kibernetik të bërë disa javë më parë. Përmes faqes “Homeland Justice” ose “Drejtësia e Atdheut”, hakerat paralajmërojnë se do të nxjerrin të dhëna të tjera sekrete të qeverisë shqiptare.
Sipas asaj që shkruhet në “Homeland Justice” qeveria shqiptare po bën gjithçka që korrupsioni mos zbulohet, por dokumentet që hakerat pretendojnë të nxjerrin së shpejti qytetarët shqiptarë do të surprizohen.
“Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme në emrin tonë… Qeveria e Shqipërisë bën gjithçka që korrupsioni i saj të mos ekspozohet. Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme në emrin tonë…”, – shkruhet në faqen e “Homeland Justice”.
Hakerat iranianë duket se kanë në dorë gjithcka të shtetasve shqiptarë, sa i takon të dhënave të tyre që përpunohen në sistemet dixhitale. Pas, pagave, targave të makinës, apo të dhënave në sistemin TIMS, hakerat iranianë sot kanë publikuar edhe databazën e patentave për shtetasit shqiptar. “A është më e…
Vijon publikimi online i dokumenteve që mesa duket janë marrë nga faqja e e-Albania gjatë sulmit kibernetit të pak ditëve më parë. Faqja “Drejtësi për atdheun” ka nxjerrë së fundmi të tjera dokumente personale që u përkasin disa shtetasve iranianë që qëndrojnë në kampin e MEK në Manzë të Durrësit.…
Faqja e hakerave Homeland Justice, ka publikuar të dhënat e ish-kreut të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Aty jepen të dhëna mbi familjen e Nanos. Por edhe hyrje-daljet e ish-kryepolicit në vend, që nga pikat kufitare tokësore dhe deri tek ato ajrore. (në fotot poshtë) Ngjarja vjen në një kohë…