Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIParalajmërimi/ Meta: Mund t’iu vjedhin të dhënat

Paralajmërimi/ Meta: Mund t’iu vjedhin të dhënat

Meta ka paralajmëruar një milion përdorues të Facebook-ut  se janë “ekspozuar” ndaj aplikacioneve të krijuar për të vjedhur fjalëkalimet e rrjetit social.

Meta ka identifikuar  400 aplikacione “me qëllim të keq”  të mundësuar ngaApple ose Android dhe të disponueshëm në dyqanet e Apple dhe Google. “Këto aplikacione u maskuan si redaktues fotografish, lojëra, shërbime VPN dhe shërbime të tjera për të mashtruar njerëzit për t’i shkarkuar ato”, tha Meta në një posti. Ato shpesh u kërkojnë njerëzve që të identifikohen me  llogarinë e tyre në Facebook për të përdorur veçoritë e premtuara. Ne do të njoftojmë një milion përdorues që mund të kenë qenë të ekspozuar ndaj këtyre aplikacioneve. Por, kjo nuk do të thotë se janë komprometuar.”

Kompania tha gjithashtu se  Apple dhe Google janë informuar për situatën. Apple deklaroi se vetëm 45 app ishin në sistemin  operativ dhe se kompania  ka hequr nga dyqani i saj. Ndërsa Google  zbuloi se shumica e aplikacioneve ishin identifikuar dhe hequr nga Play Store. “Të gjitha aplikacionet e identifikuara në raport nuk janë më të disponueshme në Google Play,” tha një zëdhënës për AFP. “Përdoruesit mbrohen gjithashtu nga Google Play Protect, i cili bllokon këto aplikacione në Android.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME