Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETParalizohet turisti rumun, u hodh me kokë në det

Paralizohet turisti rumun, u hodh me kokë në det

Një tjetër turist është plagosur rëndë, pasi është hedhur me kokë në det.

Ngjarja ka ndodhur në Ksamil, Sarandë.

Rumuni Catalin-Dumitru Macanu, 38 vjeç është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku është konstatuar frakturë e qafës me paralizë të gjymtyrëve të sipërme dhe të poshtme.

Gjendje e tij është paraqitur shumë e rëndë.

Për shkak të kësaj situate ai është nisur me helikopter drejt Tiranës.

6 ditë më parë, një pushues 28-vjeçar nga Tepelena u transportua me helikopter drejt Tiranës pas frakturës së rruazave të qafës të shkaktuara nga hedhja me kokë në një nga plazhet e Sarandës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME