Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEParisi dhe Mynihu, qytetet më të shtrenjtë në Evropë

Parisi dhe Mynihu, qytetet më të shtrenjtë në Evropë

Parisi dhe Mynihu janë qytetet me patundshmërinë më të shtrenjtë këtë vit në Evropë, sipas grupit Deloitte.

Blerësit e një banese të re në Mynih është dashur të paguajnë një mesatare prej 10.500 eurosh për metër katrorë.

Vetëm Parisi ka qenë më i shtrenjtë me 13.462 euro për metër katrorë.

Londra, Osloja dhe Frankfurti kanë qenë më të lira me rreth 8.400 euro në muaj.

Në anën tjetër, qytetet bullgare Varna dhe Burgas në Detin e Zi, kanë pasur banesa të reja me një mesatare prej rreth 900 eurove për metër katrorë.

Ekspertët e Deloitte-s kanë analizuar 68 qytete të mëdha në 23 shtete.

Eksperti për patundshmëri, Michael Müller, ka thënë se çmimet e ndërtimit janë rritur në Evropë.

Problemet në zinxhirin e furnizimit dhe mungesa e materialeve ndërtuese, kanë rritur rreziqet në planifikim dhe ekzekutim të projekteve ndërtuese.

Mungesa e stafit dhe inflacioni janë duke rritur çmimet edhe më shumë, ka thënë Muller.

Megjithatë, rritja e normave të interesit mund të ulë kërkesën dhe rritjen e mëtutjeshme të çmimeve.

Në shumë qytete evropiane, strehimi i refugjatëve nga Ukraina ka prekur tregun e pronave – sidomos në Poloni, Sllovaki dhe Hungari – meqë ka pasur ulje të ofertave për qiradhënie në tremujorin e dytë të vitit 2022.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME