Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËParlamenti e miratoi, por rritja e pagave nuk do aplikohet as për...

Parlamenti e miratoi, por rritja e pagave nuk do aplikohet as për muajin maj

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, në një konferencë për shtyp, foli për reformën e pagave.

Edhe pse Parlamenti ka miratuar ligjin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë në administratën shtetërore, pagat e muajit Maj 2023 do të kalojnë siç janë pa ndryshimin me ligjin e ri.

Ministrja tha se vendimi është shtyrë, dhe kjo bëhet me qëllim deri në përgatitjen e plotë të dokumentacionit dhe për të mos shkaktuar vonesa në paga.

“Miratuam tetë vendime të Këshillit të Ministrave por patën diskutime. Do të marrim pak më shumë kohë, duke qenë se janë mbi 200 institucione të administratës që preken nga këto vendime dhe mbi 130 mijë të punësuar, pagat e të cilëve u miratuan që në prill, zbardhja e vendimeve merr një kohë më të gjatë. Kjo është edhe arsyeja që për të qenë më koherent dhe për të shkaktuar sa më pak vonesa në marrjen e pagave, iu kemi kërkuar të gjithë institucioneve buxhetore që të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që pagat e majit, në fazën e parë të kalojnë siç ishin para se të hynte në fuqi reforma. Disa prej institucioneve që preken nga ligji që kaloi në parlament, ne vendosëm që pagat në tërësi të kalojnë siç kanë qenë në muajin maj dhe me zbardhjen e vendimeve, do të përfshijmë për dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që shtesat mbi pagë të aplikohen qoftë për prillin dhe majin.”, tha ministrja.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME