Ministria greke e Infrastrukturës dhe Transportit ka hapur të mërkurën tenderin me vlerë 320 milionë dollarë për aksin rrugor Janinë–Kallpaq-Kakavijë.
Sipas autoriteteve greke të transportit aksi rrugor 70 km i gjatë do të lidh rajonin e Janinës me Shqipërinë dhe do të jetë një autostradë me standardet më të larta të sigurisë.
Sipas Zërit të Amerikës, segmenti rrugor Janinë -Kakavijë krahas përmirësimit të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave pritet të nxisë sidomos lëvizjen turistike.
Aksi i ri rrugor Janinë-Kalpaq-Kakavijë do të lidhë Greqinë me Shqipërinë si pjesë e “Korridorit Blu” , një rrjet rrugor prej rreth 1500 km që financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.