POLITIKË

Pas qeverisë, Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të PS ditën e premte në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave. Mbledhja do të nisë me fjalën e Kryeministrit dhe do të vijojë me fjalën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi.

Më pas fjalën do ta marrë kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla. Pas Ramës, Peleshit dhe Ballës, do të flasin kryetarët e komisioneve, të cilët do të flasin nga 10 minuta për të prezantuar raportin e veprimtarisë së komisioneve parlamentare.

Në këtë mblëdhjë fjalën do ta ketë edhe sekretari i grupit, lidhur me raportin e pjesëmarrjes së deputetëve në seancat plenare, komisionet dhe mbledhjet e grupit. Ndërkohë në fund të mbledhjes do të flasin Balla dhe kryeministri Rama. 

ZBARDHET AXHENDA! Pas qeverisë, Rama mbledh të premten Grupin
ZBARDHET AXHENDA! Pas qeverisë, Rama mbledh të premten Grupin
ZBARDHET AXHENDA! Pas qeverisë, Rama mbledh të premten Grupin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button