Zgjedhjet lokale të 14 majit po afrojnë dhe ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, tregon sesi opozita mund ta mposht qeverinë.
Për të qeveria rrëzohet shumë lehtë duke bërë të kundërtën e kryeministrit Edi Rama. Nëse rrëzohet kryetarokracia, opozita do të ishte shumë më frymëzuese për qytetarët.
“Ne mund ta mundim Ramën shumë lehtë me kontrast, duke i kundërvënë rastin e kundërt. Opozita duhet të kishte një filozofi tjetër frymëzuese për shqiptarët, duhet të dilte jashtë strumbullarit të kryetarit që bën gati gjithçka dhe të tjerët nuk kanë asnjë vlerë, asnjë frymë. Duke rrëzuar kryetarokracinë, duke filluar nga vetja këtë reformë, opozita do të ishte shumë më atraktive, shumë më frymëzuese për publikun që është lodhur me kryetarokracinë”,-tha në ”Report Tv”.