SPORT

Patsatsia godet shtyllën, Tirana reziston në Ballsh: Josa e Mile debutojnë me barazim

Një shtyllë e gjeorgjianit Patsatsia prishi monotoninë e një ndeshje në Adush Muça që nuk u ngjit mbi nivelin mesatar. Bylis e Tirana barazuan pa gola në debutimin e tyre në kampionat, por pavarësisht rasteve për shënim (më shumë për ballshiotët se kryeqytetasit) loja linte shumë për të dëshiruar. Josa e Mile e nisin me nga një pikë sezonin e ri, por me shumë gjëra për të përmirësuar.

Bylis kërkoi të impononte lojën, duke qenë se lunate në shtëpi, ndërsa Tirana priste momentin. Shumë debutues te bardheblutë, por Patsatsia ishte ai që proboi të merrte më shumë përsipër. Sidoqoftë, Tafas mbrojtiportën të paprekur pas goditjes me të majtën të Malomo, ndërsa përgjigja e bardhebluve erdhi nga Ernest pa probleme për Vachoux.

Intensiteti ishte nga njerëzit e Josës, që megjithatë nuk gjenin finalizimin para Tafas. Bardheblutë e Miles ishin të mbledhur dhe mundoheshin të shfrytëzonin kundërsulmin. Mundësia më flagrante ishte e gjeorgjianit Patsatsia e majta fluturimthi e të cilit u përplas në shtyllë.

Në pjesën e dytë ekipet luajtën më të hapura dhe rastet ishin për të dy krahët, me portierët vigjilentë. Peralta e Malomo për Bylis e Fernandez për kryeqytetasit nuk mundën të realizonin golin e fitores, duke lënë në fuqi një 0-0, që në debutim ndoshta kënaq të dy skuadrat. Për tu shënuar rekordi i fiksuar në këtë ndeshje, pas rregullit të ri të FSHF-së që heq limitin për lojtarët e huaj. 15 futbollistë të huaj nga 22 në fushë, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë, një nga të cilët Mustapha u përjashtua me karton të kuq në minutat shtesë, pas rishikimit në VAR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button