Saturday, September 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPD vendos: Protesta kombëtare e opozitës mbahet më 12 korrik

PD vendos: Protesta kombëtare e opozitës mbahet më 12 korrik

Protesta kombëtare e opozitës do të mbahet më 12 korrik, ora 20:00. Protesta do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa podiumi do të vendoset para Kryeministrisë.

Gazetari Osman Stafa raporton se ditën e premte do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, vendim i marrë nga Kryesia e kësaj partie, e cila po zhvillon mbledhjen e saj.

Kjo është protesta e parë kombëtare e thirrur nga PD në muajt e fundit dhe e para që pas marrjes së vulës dhe logos nga grupimi i Rithemelimit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit.

Opozita ka zhvilluar disa protesta para Bashkisë së Tiranës, ndërsa prej 6 muajsh protestohet çdo pasdite në atë që njihet si “Rruga e Shpresës” dhe ku protestuesve iu drejton mesazhe nga ballkoni i banesës ku ndodhet në arrest shtëpie, Sali Berisha. Ky i fundit ka bërë thirrje për Qeveri teknike, duke u shprehur se Edi Rama ka humbur legjitimitetin dhe qëndron në pushtet për shkak të dobësisë së opozitës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME