AKTUALITET
Vrasja në Durrës/ Identifikohet personi që u masakrua me thikë në banesën e tij

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një person dyshohet se është vrarë me thikë.
Sipas asaj që raportojnë mediat, viktima është Valbon Beqiraj 51 vjeç. Ai është gjetur i vdekur nga nipi i tij brenda banesës në katin e 4 të pallatit në lagjen nr.12.
Ka qenë nipi i viktimës ai i cili lajmëroi më pas policinë. Nga këqyrja paraprake, dyshohet se viktima nuk ka humbur jetën për shkaqe natyrale, por është goditur me thikë.
Në vendngjarje ndodhet policia që ka bërë rrethimin e zonës dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin e krimit









