EKONOMIKRYESORE

Pensionistët fierakë të zhgënjyer për pensionet

Pensionistët në Fier janë të zhgënyër nga qeveria Rama, që sipas tyre në 12 vjet jo vetëm nuk u rriti pensionet, por i gënjeu me bonus që nuk i ndihmoi. Ata shprehen se pensionet nuk u dalin as për ilaçe e jo më për ushqime. Madje disa prej tyre kanë zgjedhur të punojnë dhe të shesin në rrugët e qytetit.

Këto janë pamjet e trishta që të ofron mëngjesi në Fier me pensionistë të ulur lulishteve në pamundësi për të pirë kafe dhe të tjerë kanë zgjedhur të punojnë, pasi pensioni  nuk u del as për ilace e jo më për ushqim apo për të paguar ujë dhe drita

Ata shprehen se nuk kanë më besim te qeveria Rama për rritjen e pensionit pasi kanë 12 vjet që nuk ka ndryshuar, por sipas tyre i  gënjeu me bonus që e cilësojnë si një karamele

Për pensionistët fierak pensioni minimal duhet te ishte deri ne 300 mijë lekë, të pakten te kene mundesi të marrin ilaçet apo edhe te pagujanë dritat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button