KULTURËTOP-NEWS

“Për ne ka qenë bombë”, Merita flet për takimin me Parashqevi Simakun

Këngëtarja e njohur Merita Halili, e ftuar në një emision televiziv, ka folur me emocion për gjendjen shëndetësore të Parashqevi Simakut, duke e cilësuar situatën si shumë të rëndë dhe të dhimbshme.

Halili u shpreh se lajmi për Parashqevi Simakun ka qenë një “bombë” për të dhe një moment tepër i vështirë, pasi ato i përkasin së njëjtës gjeneratë dhe janë rritur artistikisht bashkë.

“Për ne ka qenë bombë dhe një moment shumë i vështirë. Më ka rënë, shumë keq sepse ne kemi dalë edhe me Parashivin, kemi qenë e njëjta gjeneratë, e njëjta moshë. Nuk mund të flas për këtë gjë, sepse është thënë dhe stërthënë nga të tjerë, aq më tepër edhe nga vetë Parashka.,” tha ajo.

Merita zbuloi se e ka takuar së fundmi në ditëlindjen e fotografit të njohur Fadil Berisha, ku kanë qëndruar në të njëjtën tavolinë dhe kanë biseduar për disa minuta.

E takuam në ditëlindjen e Fadil Berishës. Qëndruam në një tavolinë, folëm bashkë me njëra-tjetrën. Mendoj që Parashka po merr veten avash-avash. Shpresoj çdo ditë dhe lutem për Parashkën që të jetë mirë shëndetësisht. Folëm për disa minuta bashkë.

Parashka së shpejti do të jetë edhe më mirë dhe kam shpresë. I uroj gjithë të mirat, aq më tepër që viti 2026 ta gjejë akoma edhe më mirë. Kemi kënduar bashkë në Vlorë për herë të parë, ishim të dyja njësoj. Në një moshë kemi dalë, Parashkë. Parashkë. Po, gjithmonë Parashka“, shprehet Merita Halili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button