Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPër të tretën herë, ish-zv.komandanti i Flotës Detare Meçollari shkon në SPAK

Për të tretën herë, ish-zv.komandanti i Flotës Detare Meçollari shkon në SPAK

Ish-zv.komandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari është paraqitur në Spak për herë të tretë.

Ai mësohet se është pyetur për ndërtimet që janë bërë brenda bazës ushtarake të Shëngjinit. Megjithatë ndryshe nga herët e tjera, Meçollari u shpreh se ishte në SPAK për një çështje administrative.

Isha për një kërkesë, çështje administrative, dhe nuk u mora në pyetje” tha Meçollari për gazetarët.


Kujtojmë se ish-zëvendës shefi i forcave detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe presidentin Bajram Begaj dhe Bardhyl Kollçakun. Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona. Një prej tyre ishte në Shëngjin dhe një në Sarandë. Sipas ish-zëvendës shefit të forcave detare ato janë dhënë pa leje privatit. Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME