Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPërdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, qytetarët protestojnë edhe në Tiranë

Përdhunimi i 11-vjeçares në Prishtinë, qytetarët protestojnë edhe në Tiranë

Dhjetëra qytetarë kanë dalë të protestojnë në Tiranë pas ngjarjes së rëndë të përdhunimit të një11-vjeçareje nga pesë persona në Prishtinë.

Protesta sensibilizuese po mbahet në Sheshin “Nënë Tereza”, ndërsa të pranishëm janë edhe VIPA si Fifi, Afërdita Dreshaj, Beatrix Ramosaj, Monika Lubonja apo Evi Reçi.

Me thirrjet “Unë bërtita joooo” dhe me banderolën me po të njëjtat fjalë, ata po protestojnë në mënyrë paqësore. Disa prej personave të njohur kanë shprehur opinionet e tyre në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Protestuesit kanë kërkuar që abuzuesit të dënohen maksimalisht dhe të ketë reagim nga organet. Ata kërkojnë që të jetojnë të sigurt në vendin e tyre, pa u ndjerë të rrezikuar në asnjë moment.

“Unë jam fëmijë, pizhamet e mia nuk janë seksi”.

“Dua të dal në park pa frikë”, shkruhet në disa prej pankartave të mbajtura nga qytetarët.

“Si thuhet n shqip jo dmth jo”, ishte pankarta e mbajtur nga artistja Beatrix Ramiosaj, shprehje e bërë virale nga ajo në rrjete sociale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME