Wednesday, December 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPërdoreshin nga grupe krìminale në Tiranë/ Policia çmonton 155 kamera

Përdoreshin nga grupe krìminale në Tiranë/ Policia çmonton 155 kamera

155 kamera sigurie të vendosura në mënyrë të jashtëligjshme janë çmontuar në kryeqytet. Kamerat ishin vendosur në zona të ndryshme të Tiranës. Ndërkohë në hetim janë vënë 37 persona.

Operacioni “Fijet” po vijon prej disa ditësh në vend dhe ka çinstaluar kamera të vendosura nga grupet kriminale.

Njoftimi i policise:

Qarku Tiranë/Vijon zbatimi i planit operacional policor të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në të gjitha qarqet e vendit.

Finalizohet në Tiranë, faza e nëntë e këtij plani operacional mbarëkombëtar.

Gjatë kësaj faze, Policia çmontoi në qytetin e Tiranës, 155 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin.

Në hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, 37 shtetas të cilët i kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.

Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të kryeqytetit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit.

Gjatë fazës së nëntë të këtij plani operacional, në Tiranë, në rrugët “Mustafa Grablleshi”, “Pasho Hysa”, “Gani Domi”, “Muharrem Zalli”, “Sali Nivica”, “Mihal Grameno”, “Brigada 8”, “Ylbere Bylykbashi”, “Irfan Tomini”, “Anastas Shundi”, “Shyqyri Berxolli”, “Jusuf Gervalla”, “Maliq Muço”, “Sulejman Pasha”, “Myslym Keta”, “Thoma Filipeu”, “5 Maji”, “Ali Baushi”, “Dalip Topi”, “Kongresi i Manastirit”, “Skënder Vila”, “Muhamet Deliu”, “Qemal Stafa”, “Besa”, “Marie Logoreci”, “Sarina”, “Kasem Qafzezi”, bulevardin “Bajram Curri”, Rrugën e Dibrës, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë çmontuar 155 kamera, për vendosjen e të cilave janë në hetim shtetasit B. M., E. K., V. D., R. K., D. M. (D)., I. O., I. S., Gj. C., G. S., B. S., L. F., F. K., E. M., R. Ç., B. S., F. D., E. M., G. Ç., L. D., E. D., E. M., E. P., B. M., Z. K., Sh. Sh., A. M., A. Sh., Sh. A., A. D., A. D., U. M., F. I., A. A., E. E., K. B., E. M. dhe A. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME