Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Fier-Seman mbrëmjen e sotme. Raportohet se në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete të shërbimit zjarrfikës të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Sakaq, nga zjarri nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.