Protesta para Bashkisë Tiranë ka përfunduar pas më rreth 2 orësh tubim. Qytetarët janë shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre, pasi protestuan kundër korrupsionit dhe dosjes 5D në bashki.
Kjo është protesta e radhës që po mbahet nga qytetarët e Tiranës pas skandalit të fundit të dosjes ” 5D”ku u zbuluan drejtorët të bashkisë duke grabitur miliona euro. Protestuesit kanë kërkuar që SPAK të vërë para përgjegjësisë personat e akuzuar dhe kryebashkiaku i Bashkisë, Erion Veliaj të japë dorëheqjen.