Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREPërjashtime dy-mujore për deputetët/ BIRN: Socialistët u kujdesën me imtësi…

Përjashtime dy-mujore për deputetët/ BIRN: Socialistët u kujdesën me imtësi…

Socialistët miratuan të enjten me procedurë të përshpjetuar ndryshime të njëanshme në rregulloren e Kuvendit, të cilat parashikojnë përjashtimin e deputetëve deri në dy muaj nga punimet e Kuvendit.

Ashpërsimi i masave u vendos pas disa javësh proteste nga deputetët e opozitës, të cilët duke ndezur tymuese dhe përmbysur karriget tentuan të bllokonin punimet e Kuvendit pasi mazhoranca rrëzoi kërkesat e tyre për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare.

Votimi u bë në masa të forta sigurie brenda seancës plenare, ku oficerët e Gardës së Republikës kishin rrethuar hapësirën ku ulen deputetët socialistë, ndërsa një numër i paktë deputetësh të opozitës vijuan protestën e tyre.

Disa prej tyre ishin përjashtuar nga seanca me rregulloren në fuqi për prishjen e një seance plenare të mëparshme.

Ndryshimet në rregullore u propozuan një javë më parë nga një grup deputetësh të PS-së dhe parashikojnë masa të reja disiplinore me përjashtim nga punimet e Kuvendit nga 10, 30 apo 60 ditë të një deputeti, ndërkohë që masa më e lartë e parashikuar në rregullore ishte 10 ditë.

Opozita i cilësoi anti-kushtetuese këto ndryshime dhe paralajmëroi ankimimin e tyre në Gjykatën Kushtetuese.

“Sot në një atentat të vërtetë të parlamentarizmit është miratuar në mënyrë të njëanshme seti i rregullave të bashkëjetesës në Parlament,” tha për mediat kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Ai njoftoi se grupi demokrat nuk do t’i njohë këto ndryshime “të njëanshme” dhe të “dhunshme”, duke shtuar se “nuk do t’i bindemi atyre rregullave me të cilat nuk kemi rënë dakord”.

Socialistët janë kujdesur që të parashikojnë me imtësi dhe rastet kur përjashtohen deputetët që duket se lidhen me incidentet e javëve të fundit në Kuvend.

Për shembull, masa disiplinore më e rendë “përjashtim deri në 60 ditë” jepet në rastet kur deputeti “përdor lëndë apo mjete piroteknike, tymuese, bojra dhe materiale apo mjete të tjera të ngjashme” dhe “kur bën sjellje që përbëjnë shkeje që konfigurohen si shkelje penale pavarësisht nëse shkelja përbën vepër penale sipas Kodit Penal”.

Deri në 30 ditë përjashtim parashikohet për rastet “kur deputeti përdor dhunë fizike ndaj deputetëve të tjerë, anëtarëve të Këshillit të Ministrave, punonjësve të shërbimit të seancave apo të Gardës së Republikës” dhe “kur dëmton pajisjet dhe orenditë e çdo mjet tjetër logjistik”.

Sipas ndryshimeve, ngushtësohet po ashtu mundësia e apelimit të masës dhe mënyra e pezullimit të saj, duke ia lënë vendimmarrjen në dorë shumicës në Byronë Parlamentare.

Në rastet e ankimimit të masës dhe parashikimit të mëparshëm që ajo pezullohej deri në një vendim të Byrosë së Kuvendit, në ndryshimet reja parashikohet që “pezullimi” nuk do të jetë më automatik, por nëse ka një vendim “të ndërmjetëm” të Byrosë deri në dhënien e vendimit përfundimtar për ankimimin. /birn

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME