BOTA
Përleshje me thikë mes shqiptarëve në Selanik, dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë me të plagosur, një prej të cilëve të rëndë, ka ndodhur në Evosmos të Selanikut. Dy persona me origjinë shqiptare janë përfshirë në një përleshje të përgjakshme.
Dy personat janë përplasur për një arsye të panjohur, duke u plagosur me thikë. Kalimtarët i kanë pikasur të gjakosur në një distancë të shkurtër nga njëri-tjetri dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës.
Ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë transportuar të plagosurit në Spitalin AHEPA. Gjendja e njërit prej të dyve është kritike. Policia ka nisur tashmë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.