Kryeministri Edi Rama është gjendur një pozitë të vështirë gjatë një lidhjeje direkte nga zyra e tij për emisionin “Top Story” të Grida Dumës në Top Channel. Në studio po diskutohej sulmi me armë ndaj këtij televizioni. Ka qenë gazetarja e News 24, Klodiana Lala që e ka vënë Ramën në “cep të ringut” duke i kujtuar sulmet e tij ndaj mediave duke konsideruar ato si “kazanë”, gazetarët që ka çuar për “riedukim”, mediave të tjera u është vënë tritoli ndërsa për kriminelët ka thënë vetëm “kokat hënshin”.
“A ka marrë krah krimi nga arroganca juaj dhe e pushtetit tuaj duke goditur tani mediat” – e pyeti disa herë Klodiana Lala. Por Rama u përpoq të shmangë përgjigjen e drejtpërdrejtë duke u ankuarës nuk po e linin të fliste.
“Mëkati më i madh i medias është dezinformimi. Nuk kam ndërmend të bëj asnjë polemikë as me ju as me ndonjë tjetër. Unë jam i neveritur me këtë gjuhë. Mos më ndërprisni. Kjo është jeta e neveritshme që unë po bërtas. Juve dezinformuat.
Në parashtrimin e parë zonja Lala iu referua disa gjërave që nuk janë të pavërteta. Kush ka përdorur tritol ndaj medias? Kjo është jeta e neveritshme që ju më ndërprisni dhe unë nuk flas. Është skandaloze dhe paimagjinueshme jo vetëm për një kryeministër, por për çdokënd që nuk lejohet të flasë.
Unë kazanin e kam përdorur përpara se të fitoja zgjedhjet e 2017-ës. Unë kam përdorur shprehjen e riedukimit për 2 gazetarë të paedukatë. Meqë Klodiana përmend tritoli, mediat janë një gjë dhe biznest pas mediave janë një gjë tjetër. Pronarët që kanë biznese duhet të zbatojnë ligjet sepse do të gjobiten” – tha Rama.
VIDEO E PERBALLJES RAMA – LALA
Pavarësisht të gjitha raporteve të organizatave ndërkombëtare që lirinë e mediat e kanë konsideruar si më të rëndën në vend, Rama e sheh situatën rozë.
“Liria e medias në Shqipëri nuk ka qenë kurrë në situatën që është sot në aspektin pozitiv, kurrë më parë media nuk ka pasur lirinë të thotë çfarë të dojë e të shprehë çdo këndvështrim madje në një aspekt të abuzojë me lirinë e saj në tërësi. Këtu kam parasysh të gjithë mekanizmin në Shqipëri që sot është në një fushë tërësisht të lirë në çdo pikëpamje” – tha Rama.