Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPërplasja/ Policia dhe IKMT aksion te Petro Nini Luarasi, do të shembet...

Përplasja/ Policia dhe IKMT aksion te Petro Nini Luarasi, do të shembet një pallat

Policia dhe IKMT kanë nisur një aksion në rrugën “Margarita Tutulani”, pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, për të shembur një pallat.

Mësohet se në vendimin e gjykatës është argumentuar se ky pallat është dëmtuar gjatë tërmetit të 2019-ës.

Banorët e pallatit kanë refuzuar këtë vendim, pasi ata thonë se ka një tjetër vendim gjykate që tregon se godina e tyre nuk është e dëmtuar siç pretendon qeveria.

Banorët kanë deklaruar se nuk kanë të strehohen, në prag të festave të fundvitit dhe kanë refuzuar të lënë banesat e tyre. Ndërkohë bëhet e ditur ka pasur përplasje mes forcave të policisë dhe disa banorëve.

Policia aktualisht ka rrethuar zonën dhe thotë se kanë në dorë një vendim gjykate për të liruar pallatin pasi ai do të shembet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME