Wednesday, May 1, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEPeshkatari 3 orë luftë me peshkun gjigant

Peshkatari 3 orë luftë me peshkun gjigant

Një peshkatar britanik ka arritur të kapë një peshk muskat gjigant në Tajlandë, me një peshë mbi 190 kilogramë, i cili konsiderohet si një nga më të mëdhenjtë në botë.

Dean McEwan, i cili punon si inxhinier në rafinerinë e naftës Renfrewshire në Skoci, u befasua kur zbuloi gjallesën gjigante në Palm Tree Lagoon Fishery.

36-vjeçarit iu deshën më shumë se 3 orë, i ndihmuar edhe nga tre persona të tjerë, të nxirrte peshkun nga uji.

Nuk ka asnjë rekord zyrtar për muskatin më të madh të kapur ndonjëherë në botë dhe për këtë arsye, peshkatari britanik është shprehur i sigurt se ai ka arritur të kapë ‘peshkun më të madh në botë’.

‘Kur ndjen për herë të parë fuqinë e këtyre peshqve, aty e kupton se pse ata mbajnë titullin e peshkut më të luftarakë të ujërave të ëmbla në botë.

Kam kapur muskatë edhe më parë dhe e mendova me çfarë mund të përballesha, por më pas u befasova kur nxora në breg një gjallesë të tillë’, është shprehur peshkatari.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME