Wednesday, April 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAlarmi/ Mediat greke një ditë para: Është porositur një vrasje

Alarmi/ Mediat greke një ditë para: Është porositur një vrasje

Mediat greke thonë se atentati që u mori jetën 2 shqiptarëve në Athinë ishte një vrasje e paralajmëruar. Blogu “Edolio5” raportoi 1 ditë para ngjarjes se kishte marrë një informacion për përgatitjen e një eliminimi të bujshëm.

“Informacioni na vjen nga një njohës i thellë i realitetit të natës. Nga pozicioni i tij ai di detaje të asaj që të tjerët mësojnë sapo ndodhin ngjarjet. Sipas këtij informacioni ai ka zbuluar dialogë të rëndësishëm që çojnë në planifikimin e vrasjes së një emri kryesor të “jetës së natës”.

Një tentativë në të kaluarën ndaj këtij personi ka rezultuar e pasuksesshme për “arsye teknike”. Duket se tani që “dizajni i ri” nuk i pranon gabimet e së shkuarës! Sipas të njëjtave informacione, kjo “kontratë” konsiderohet si një nga më të shtrenjtat që ka ekzistuar deri më sot” – thuhej në shkrimin e publikuar në 17 dhjetor.

Në 18 dhjetor në lagjen Nea Smyrni u vranë 44-vjeçari Armando Organja dhe 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj. Organja “punonte” si “arkëtar” në dyqanet e Smirnës. Ai mblidhte gjobat në emër të Çerçizajt.

“Kjo ishte goditja e njërit prej 2 “koleksionistëve” të grupit që kanë shtrirë tentakulat jo vetëm në Athinë, por në të gjithë Greqinë” – shkruan blogu grek. Ai thotë se kjo është larje hesapesh mes bandash dhe një pjesë e krimeve urdhërohen nga burgjet.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME