Tuesday, May 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: Ja raportet e mia me Berishën, SHBA, Ramën dhe Veliajn

Meta: Ja raportet e mia me Berishën, SHBA, Ramën dhe Veliajn

Kryetari i Partisë së Lirisë është i vendosur, kur flet për marrëdhënie te shkëlqyera me SHBA.

“Marrëdhënia ime me SHBA ka qenë, është dhe do të jetë e shkëlqyer. Debatet dhe përplasjet që kam pasur nuk janë bërë nga Ilir Meta, në çdo pozicion të mbajtur. Janë bërë për të mbrojtur interesat strategjike edhe të SHBA, edhe të NATO-s, edhe në rajon. Qëndrimet e mia kanë qenë të sinqerta, të hapura për të parandaluar gjithçka që keqpërdor besimin që kanë shqiptarët tek SHBA.

Përpjekjet e Edi Ramës, miqve të tij për të krijuar idenë e Ilir Metës se është një njeri që është një problem në marrëdhëniet me Amerikën janë vetëm si rezultat i korrupsionit të tij të jashtëzakonshëm dhe i financimit të tij të onturazhit që ka përkrahur, që as nuk ka pasur, as nuk ka një sukses të tillë. Nuk mund të themi që nuk e ka keqpërdorur shpesh SHBA, të mos harrojmë skandalet me Bilalin” – u shpreh Meta për emisionin “Pa Censurë” në RTSH.

Ai foli edhe për marrëdhëniet e tij me Berishën të shpallur non grata nga SHBA.

“Zoti Berisha është i zgjedhur nga PD përmes një procesi shumë transparent që e kanë parë të gjithë qytetarët shqiptarët. Ai gëzon respektin tim si lideri i zgjedhur nga anëtarët e PD. Zoti Berisha dhe PD kanë një qëndrim shumë të qartë për integrimin e Shqipërisë në BE. Ne kemi punuar me të për liberalizimin e vizave, për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, për përmbushjen e detyrimeve që vijnë si vend anëtar i NATO-s dhe të mos harrojmë që zoti Berisha ka një kontribut dhe rol të veçantë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Tani për raportin e zotit Berisha me SHBA. Unë kam qenë në koalicion me zotin Berisha në periudhën 2009-2013. Dhe për një çështje që kishte të bënte me sigurinë kombëtare, një ligj që cenonte një detyrim ndaj NATO-s. Në rast se ligji nuk kthehej, pra të mos miratohej, do jepja dorëheqjen dhe do dilnim nga koalicioni me PD. Se nuk donim të cenonim marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe NATO-s.

Bëhej fjalë për ligjin për SHISH. Ai dhe PD u treguan mirëkuptues, pasi kuptuan se pavarësisht se mund të kishin një të drejtë në çështjen në fjalë, interesi për marrëdhënien me NATO-n ishte më lart. Pra, unë di të harmonizoj, të bashkëjetoj me të gjithë aktorët, në interesin më të mirë të vendit. Ajo që më intereson është interesi afatgjatë i vendit” – tha Meta që mohoi të ketë më kontakte me Ramën.

“Zoti Rama është bërë kundërshtar i çdo qytetari. Për interesin e vendit nuk kam asnjë problem, as të kontaktoj me zotin Rama, por sigurisht e kam përjashtuar mundësinë e takimeve informale, sepse dihet që ai është një diversionist dhe spekulant i jashtëzakonshëm. Nuk kam asnjë problem, përkundrazi, t’u kërkoj deputetëve të Partisë së Lirisë të votojnë gjithçka që i shërben integrimit europian. Jo nuk kam asnjë lloj kontakti (me Ramën)” – tha Meta që mohoi kontaktet edhe me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

“Nuk kam asnjë lloj kontakti dhe interesi personal tek Bashkia e Tiranës, as sot dhe as në të ardhmen ndonjëherë” – tha Meta. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME