Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPezullohet Drejtori i Doganës Fier

Pezullohet Drejtori i Doganës Fier

Arlind Lagji drejtor i Doganës në Fier, është pezulluar nga detyra me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.  

Ky vendim vjen pas denoncimit të qytetarit Algert Belulaj, i cili ka deklaruar se Lagji e ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë.

Belulaj bëri me dije se konfliktet me drejtorin e Doganës filluan pasi mësoi se ai dhe bashkëshortja e tij kishin një lidhje jashtëmartesore.

SYRI p[ublikoi audion e plotë ku titullari i institucionit kërcënon qytetarin se do ta bëjë copë –copë dhe më pas i përmend emra grupesh kriminale dhe personash që mund ta eleminojnë.

Arlind Lagji i thotë qytetarit Algert Belulaj se është nipi i Orik Shytit të ‘Hakmarrjes për Drejtësi’, djali i motrës së tij, duke e kanosur se ata persona mund ta zhdukin. 

Kërcënimet e marra për jetën dhe mungesa e drejtesisë, ka bërë që shtetasi Algert Belulaj t’i drejtohet medias për të denoncuar Drejtorin e Doganës Fier, Arlind Lagji. 

Mësohet se ky i fundit është pezulluar deri në përfundim të hetimeve dhe marrjen e një vendimi përfundimtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME