Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAksidenti në Francë/ Vdesin dy shqiptarë, plagoset nëna me dy fëmijët

Aksidenti në Francë/ Vdesin dy shqiptarë, plagoset nëna me dy fëmijët

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Evires, komunë e Filliere, në Francë. Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë humbur jetën dy shqiptarë.

Sipas autoriteteve humbja e kontrollit të një prej automjeteve ishte shkaku i ngjarjes, pasi makina ka hyrë në korsinë e kundërt dhe është përplasur nga një mjet që po afrohej

Në një prej makinave po udhëtonin dy meshkuj të moshës 33 dhe 44-vjeç me origjinë shqiptare të cilët kanë vdekur në vend si pasojë e përplasjes së fortë.

Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej një 33-vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj të cilët kanë mbetur të plagosur lehtë. Sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Syri

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME