POLITIKË
“Ju erdhi fundi”, vijon protesta në bulevard kundër Ramës

Mijëra protestues janë grumbulluar edhe këtë të hënë në qendër të Tiranës.
Përmes thirrjeve “Ju erdhi fundi’, “Dorëheqje”, “Rama jep dorëheqjen”, qytetarët po shprehin edhe sot kërkesën e tyre drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë që ai drejton.
Protesta e sotme hyri sot në ditën e 16-të, ndërsa në bulevardin “Dëshnmorët e Kombit” nuk munguan as pankartat e shumta.








