Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETManjani: A ka pasur përgjigje zyrtare nga SHBA për Prokurorinë Shqiptare në...

Manjani: A ka pasur përgjigje zyrtare nga SHBA për Prokurorinë Shqiptare në lidhje me Bashën?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, teksa ka folur për lajmin se Rusia ka financuar PD me 500 mijë dollarë në 2017, tha se kjo gjë vërtetohet vetëm nëse Ambsada Amerikane, i dorëzon Prokurorisë shqiptare dëshminë e Nik Muzinit, të bërë para FBI-së.

Sipas tij, dëshmia e Muzinit, për të cilën duhet të pyetet Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim se ku është, sqaron nëse Lulzim Basha ka marrë 500 mijë euro nga rusët.

“Për kontratën mes Bashës dhe Muzinit në Amerikë ka një deklaratë tjetër, dhe ajo që ka ndodhur është se përse dëshmia zyrtare e dhënë nga Nik Muzini e dhënë pra punonjësve të FBI, nuk ka mbërritur në Prokurorinë shqiptare.

Kjo dëshmi është futur në zarf nga Departamenti  i Drejtësisë dhe ai zarf ka ngelur në Ambasadën Amerikane. Ju duhet të pyesnin Yuri Kim, DASH përse letërporosia e Prokurorisë Shqiptare nuk mori kurrë një përgjigje zyrtare. Ku është kjo letër, ku është dëshmia e Nik Muzinin. Kjo e sqaron nëse Lulzim Basha e jo PD ka marrë vërtetë 500 mijë dollarë nga rusët apo jo. “-nënvizoi Manjani në një intervistë për Euronews Albania.

Manjani shtoi se Ambasada Amerikane i ka një borxh publikut shqiptar. Manjani deklaroi se çështja Muzini është mbyllur pasi letër porosia e Prokurorisë shqiptare nuk ka mbërritur kurrë në dorën e kësaj të fundit.

“Kim para se të bëjë propagandë, të japë një informacion zyrtar, se ku është letër porosia zyrtare që ka bërë Prokuroria shqiptare. Kjo është arsye pse është mbyllur çështja.“- theksoi Manjani./euronewsalbania/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME