Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETPjepri apo shalqiri, kush ka më pak kalori?

Pjepri apo shalqiri, kush ka më pak kalori?

Shalqiri dhe pjepri janë dy fruta shumë të preferuara të verës që na freskojnë dhe stimulojnë me vitaminat dhe lëndët ushqyese të tyre të vlefshme.

Megjithatë, për shkak se ato përmbajnë shumë sheqer, konsumi i tyre duhet të kontrollohet.

Shalqiri është një burim i pasur me kalium, vitaminë C dhe vitaminë A, ndërsa përmbajtja e tij e lartë e ujit kontribuon në hidratimin më të mirë të trupit.

Në të njëjtën kohë, ka një efekt të fortë antioksidues dhe antikancerogjen falë likopenit, ndërsa citrulina, një aminoacid që shndërrohet në organizëm në argininë dhe gjendet edhe te shalqiri, kontribuon në funksionimin më të mirë të enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Një fetë shalqi, rreth 200 gramë, përmban 60 kalori.

Pjepri nga ana tjetër është i pasur me kalium, vitaminë C dhe β-karoten, i cili forcon mbrojtjen e trupit dhe mbron nga sëmundjet kardiovaskulare dhe format e ndryshme të kancerit.

Në të njëjtën kohë, antikoagulanti adenozina vepron në mënyrë mbrojtëse ndaj goditjeve në tru.

Së fundi pjepri ka një sasi të mirë të vitaminës B6, e cila rregullon sistemin nervor.

Një fetë pjepër ka rreth 50 kalori.

Cila është më e mira?

Pjepri është dukshëm superior ndaj kaliumit, ndërsa ka më shumë fibra, si dhe vitaminë C dhe acid folik.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME