Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlagoset 16 vjeçari me mjet prerës, mister shkaqet. Policia nge postblloqe.

Plagoset 16 vjeçari me mjet prerës, mister shkaqet. Policia nge postblloqe.

Fier – Një djal 16 vjeçar ka mbetur i plagosur rreth orës 19 e 30 më afërsi të vëndit të qujatur ‘Zogu i Zi” në Fier.

Lajmi konfirmohet si nga qytetarë që kanë parë ngjarjen në distancë ashtu edhe nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë vendore në Fier të cilat po mbledhin informacionin e duhur per tia komunikuar medias.

Sipas burimeve paraprake të informacionit  i plagosuri 16 vjeçar është dërguar me uegjencë në spitalin rajonal Fier ku bluzat e bardha po i japin mjekimin dhe është jasht rrezikit për jetën.
Policia sa ka marr  lajmin ka shkuar  tek vëndi i ngjarjes ndërkohë që postblloqe policie janë ngtitur në hyrje daljet e qytetit për të bërë të mundur ndalimin e autorit të ngjafjes i cili mundi të largohet pasi kreu plagosjen me thikë, pohojnë burimet paraprake policore.

Ende nuk dihen se cili ka qënë motivi i plagosjes sikundër deri tani nuk dihet se cili është autori dhe çfarë lidhjesh ka me të plagosurin 16 vjeçar.

Vendi ku ndodhi ngjarja

Policia

Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e 16-vjeçarit.

Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Zogu i zi”, Fier, dyshohet se një shtetas 16 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatarin e tij 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME