Monday, September 16, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlagoset me thikë 39 vjeçari në lokal

Plagoset me thikë 39 vjeçari në lokal

Rroskovec – Plagosje me thikë ka ndodhur këtë pasdite në Rroskovec

Një shtetas 39 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit. Ai eshtw futur në sallë të operacionit e po merr ndihmen mjekësore.

Burime nga vëndi ngjarjes pohojnë se kanë qënë dy veta në një lokal e po pinin, pasi kanë debatuar njëri ka qëlluar tjetrin e më pas është larguar.

Zënka ka ndodhur në një klub të qytetit Rroskovecit, i plagosuri ka qene emigrant e jeton në Luar

Policia po punon per identifikimin e kapjen e autorit, në spital ka edhe forca policie.

Policia

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, Policia kap dhe shoqëron menjëherë pas ngjarjes, autorin e dyshuar.

Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin Gazmir Gjoni, rreth 39 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkaq, i dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME