Athinë – Një shtetas Shqiptar është plagosur në orët e para të mëngjesit në rrugën Sidhirokastru në zonën Votanikos të Athinës.
Sipas policisë viktima quhet Renis Fajzolli, i datëlindjes 1990.
Mësohet se ai ndodhej në një park ku do të takonte një person të pa njohur për autoritet.
Ende nuk dihet se çka ndodhur saktësisht, por mësohet se ka qenë vetë Fejzolli i cili ka kërkuar ndihmë nga një ekip mjekësh që po kalonte me ambulancë në zonë.
Ai u thja mjekëve se u qëllua me një pistoletë dhe se nuk i njifte autorët.
Fejzolli u dërgua në spitalin Gjenimatas të Athinës ku edhe iu nënshtrua një operacioni për heqjen e plumbave. Mjekët thonë se gjendja e tij është e rëndë.
Policia gjeti në vend ngjarje 3 gëzhoja të një pistolete 9 mm,ndësa makina e markës Smart të viktimës do i nënshtrohet kontrollit për gjetjen e ndonjë gjurme të autorëve.
Dritë mbi rrethanat e ngjarjes pritet të hedhë vetë Fejzolli sapo shëndeti i tij ta lejojë të mundet të flasë para hetuesve.
Zona në të cilën ndodhi ngjarja është arenë e përballjes mes bandave të gjobëvënjeve të lokaleve të natës në athinë. Ajo është vetëm pak metra nga zona e lokaleve të natës Gazi, vend ku ndodhin shpesh akte dhune dhe përleshje të armatosura mes bandave.