Wednesday, July 17, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlagosi me thikë 22 vjeçarin, arrestohet autori 38 vjeçar

Plagosi me thikë 22 vjeçarin, arrestohet autori 38 vjeçar

Mallakastër – Dëmtoi me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, në pedonalen e qytetit, shoqërohet menjëherë 38-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) i përdorur nga ky shtetas.

Menjëherë pas njoftimit se në pedonalen e qytetit, një shtetas kishte demtuar me mjet prerës (thikë), një shtetas tjetër, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë ndëhyrë dhe kanë neutralizuar autorin.

Për këtë rast u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, shtetasi E. M., 38 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), ndërsa i dëmtuari, shtetasi K. I., 22 vjeç, është në kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjylatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME