Kanë dalë pamjet e momentit kur Klered Bozhani, 42 vjeç u arrestua nga policia dhe u dërgua në komisariat. Bozhani, i cili plagosi efektivin e “Shqiponjave”, Edlir Alleshi u kap 24 orë pas krimit pranë banesës së tij.
Ai shfaqet në video me shapka me gisht dhe pantallona të shkurtra, një veshje shtëpie apo plazhi, teksa shoqërohet nga policia. Mediat raportuan se ai u arrestua pranë banesës së tij në Tiranë ku edhe ndodhi ngjarja.
Zona po mbahej nën vëzhgim dhe ai është ndaluar sapo është futur në banesë. Sipas të njëjtave burime ai nuk ka bërë rezistencë ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. Për arrestimin e Bozhanit janë angazhuar 600 efektivë policie.