Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPlagosja në Fier/ Gjendet makina dhe pistoleta, autori ende në kërkim (vidio)

Plagosja në Fier/ Gjendet makina dhe pistoleta, autori ende në kërkim (vidio)

Policia Fier gjen automjetin dhe armën e krimit që ka përdorur Altin Veizaj (Nika) për pëagosjen e shtetasit Dashamir Muça mesditën e djeshme në afërsi të një qëndre tregëtare

Policia po vazhdone punën per kapjen e autorit te krimit te ndodhur ne Fier mesditen e djeshme.
Gjate kontrolleve të ushtruara pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe nëpërmjet kamerave të sigurisë eshte gjetur mjeti me te cilen autori krimit Altin Veizaj Nika) kreu plagosjen dhe arriti të largohej, por që policia arriti të zbulojë e të vërë në pranga edhe pesonin që e kishte ndihmuar për të fshehur mjetin.
Gjate kontrollit te mjetit në brëndësi të tij eshte gjetur dhe arma e krimit tip pistoletë që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Automjeti është gjendur në një fshat të bashkisë Mallakstër

Vazhdojne kerkimet per gjetjen dhe kapjen e autorit

Policia

Ndihmoi autorin e plagosjes së ndodhur ditën e djeshme, të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 49-vjeçari.

Vijon puna për kapjen e 52-vjeçarit që plagosi me armë zjarri një shtetas, në lagjen “11 janari”, Fier.

Sekuestrohen automjeti me të cilin u largua autori, një armë zjarri pistoletë, një pistoletë paralizuese dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “11 janari”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi D. M., 50 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Bejo Hoxha, 49 vjeç, banues në Mallakastër, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin A. N. alias M. V., 52 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin është larguar autori, brenda të cilit u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër, 12 fishekë dhe 1 pistoletë paralizuese.

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 52-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME