Sunday, November 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedPlani austriak për Ballkanin

Plani austriak për Ballkanin

Disa shtete anëtare të BE-së po dalin me ide për forcimin e lidhjeve të vendeve të rajonit të Ballkanit me Brukselin. Radio “Evropa e Lirë” citon një dokument jozyrtar të Austrisë, ku propozohet integrimi gradual i vendeve kandidate dhe kandidatëve të mundshëm nga Ballkani Perëndimor.

“Ne duhet të mendojmë përtej mjeteve ekzistuese të zgjerimit dhe fqinjësisë dhe të përdorim potencialin e pashfrytëzuar, deri më tani. Përgjatë rrugës drejt anëtarësimit të plotë, ne duhet të krijojmë mundësi që këto vende t’i integrojmë në fushat politike, të cilat kanë përfitime konkrete për kandidatët dhe qytetarët e tyre”.

Austria argumenton se agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës e ka ndryshuar mjedisin gjeopolitik dhe mund të ketë ndikim negativ edhe në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, duke e afruar konfliktin në mes të Evropës.

“Ne duam dhe kemi nevojë t’i kemi vendete rajonit në anën tonë. Ata janë partnerë kyçë dhe pjesëtarë të familjes evropiane. Prandaj duhet ta rimendojmë qasjen tonë ndaj zgjerimit dhe politikës së fqinjësisë. Zgjerimi nuk është vetëm një procedurë burokratike, por instrumenti më i fuqishëm gjeostrategjik”.

Si pjesë e propozimit, shtetet kandidate do të merrnin pjesë në politikat e BE-së në fushën e mjedisit dhe energjisë, do të përfshiheshin në rrjetet transevropiane të transportit dhe në shumë fusha të tjera. Procesi i integrimit do të mbetej i bazuar në merita dhe secili vend do të vlerësohej në bazë të përshtatjes me standardet e BE-së dhe reformat. Qasja në fondet e BE-së, sipas këtij dokumenti, do të ishte një motiv për reforma dhe përshtatje me politikat e BE-së.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME