Gjendja e vështirë ekonomike ka çuar që personat të cilët “ushqehen” nëpërmjet vjedhjeve të sendeve të ndryshme të hidhe në sulm e të nisin e të vjedhin celularë apo karikues makine.
Të tillë kanë qënë rastet e ditës së sotme ku tre adoleshentë në bashkëpunim kanë vjedhur celularin një personi ndërsa një i moshuar të vjedhi karikues makine në Lushnje
Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi në flagrancë shtetasin G. M., 55 vjeç, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje, pasi dyshohet se gjatë muajit maj, në qytetin e Lushnjës, ka vjedhur një karikues makinash elektronike në një karburant, vegla pune në banesën e një shtetasi dhe mjete të ndryshme pune në spitalin e Lushnjës.
Komisariati i Policisë Fier ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim H. L., 19 vjeç dhe dy shtetas 16 vjeç, të tre banues në Fier, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur celularin, një shtetasi.