Uncategorized

Play Off i Champions League/ Benfica drejt grupeve, Maccabi mund Crvena Zvezdën

Mbrëmjen e sotme janë luajtur tri ndeshjet e tjera të fazës Play Off të Champions League. Benfica hodhi një hap të sigurt drejt grupeve duke marrë një fitore 2-0 në transfertë ndaj Dinamo Kiev.

Gilberto në minutën e 9-të dhe Ramos në të 37-tën i dhanë fitoren skuadrës portugeze, që shkon e qetë në duelin e kthimit.

Maccabi Haifa mori një fitore të madhe 3-2 ndaj Crvena Zvezdës. Pierrot me dopietë dhe Chary ishin autorët e golave për vendasit, ndërkohë që në krahun tjetër për ekipin serb shënuan Pesic dhe Kanga.

Qarabag dhe Plzen lanë gjithçka të hapur për sfidën e kthimit, pasi në të parën e mbyllën 0-0 në Azerbajxhan. 

https://hotfooth.coolvidup.com/embed/tjNkTqRwbFNkN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button

This will close in 0 seconds