Saturday, May 11, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPo merrte ushqim për pulat në Durrës, si u kap Alket Hatia

Po merrte ushqim për pulat në Durrës, si u kap Alket Hatia

Janë publikuar pamjet e arrestimit të Alket Hatisë, i cilësuar “zoti i drogës”, në ambientet e një hoteli në Durrës, më 30 gusht.

Alket Hatia, personi me bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra ngjyrë të zezë, shihet në këto pamje, teksa lëviz qetësisht, në ambientet e jashtme të hotelit, pranë parkimit të automjeteve, totalisht i pashqetësuar se mund të shihet nga njerëzit, duke marrë parasysh që ambienti privat është buzë rrugës. Pranë vetes, një qen i bardhe e ndjek nga pas.

Hatia ishte duke marrë ushqim për pulat, në këtë kovë të bardhë, siç shfaqet në video, kur krejt papritur, dhe pa e kuptuar as vetë ai, në portën hapur të hotelit, futen agjentët e policisë, civilë.

Fillimisht e përshëndesin pa rënë në sy, dhe kur sigurohen se nuk ka asnjë mjet të rrezikshëm me vete për të reaguar ndaj tyre, ndërhyjnë dhe e shoqërojnë në një automjet të bardhë që mbërrin në ambientet e hotelit menjëherë pas tyre.

Aksioni i policisë u zhvillua në orën 04.00 të mëngjesit pasi kishin marrë të dhëna të sakta për vendndodhjen e tij dhe ndërhyri herët për të shmangur edhe lëvizjet e pushuesve. Kur kuptoi se ishin agjentë të policisë, Alket Hatia bën rezistencë dhe tenton të largohet, por më kot, efektivët me forca të shtuara tashmë, e shoqërojnë në automjet.

Alket Hatija, i dënuar me 20 vjet burg në Itali, për trafikim të 540 kg heroinë e kokainë nga Shqipëria në shtetin fqinj, pas arrestimit në Durrës, u ekstradua drejt Milanos të mërkurën.

Gjykata atje e ka dënuar në vitin 2005, por 50-vjeçari luftoi në të gjitha shkallët e gjyqësorit në Shqipëri për të shmangur ekstradimin, derisa u rrëzua edhe me vendim të Kushtetueses në janar të vitit 2022.

Gjatë kësaj kohe, Hatia ka qenë i arrestuar disa herë në vendin tonë më herët dhe ka shlyer një pjesë të dënimit në paraburgim./Report tv

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME